domenica 17 luglio 2011

Shteti vdiq...

Si ç'do dite po lexoja versionin online te gazetes shekulli, e nder shkrimet e pakta interesante dhe origjinale, me terhoqi vemendjen pikerisht ky shkrim http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/07/17/shteti-vdiq-hienat-neper-rruge/.
Ndersa lexoja me dukej sikur kete ndodhi te trishte e kisha jetuar une personalisht. Jam e bindur qe kushdo qe ka lexuar kete artikull ka perceptuar te njejten ndjesi, sikur te kishte qene ai vet aktori i kesaj komedie te pa-arritur.
Titulli i ketij shkrimi eshte: Shteti vdiq.
Mire, shume mire. Me ne fund mjegulla po bie dhe njerezit arrijne te shohin me qarte se çfare ndodh perreth, cilet jane njerezit qe na udheheqin dhe ne çfare vendi te piramides eshte vendosur drejtesia. Nuk po flas vetem per drejtesine ne termin juridik qe jemi mesuar te inkuadrojme menjehere, por po flas per drejtesine ne teresi.
Drejtesi ne zemrat e njerezve. Ka vdekur.
Drejtesia ne marredheniet e perditeshme. Ka vdekur.
Drejtesi dhe ndershmeri. Kane vdekur.
Drejtesi ne administrate....
Pra drejtesia per te cilen qeveria jon lodhet qe te bej te funksionoj, nuk qenka gje tjeter veçse nje bashkesi e madhe e perbere nga keto flluska drejtesie ne format te vogel. Por nese keto mungojne, atehere nuk mund te flitet per drejtesi.
Ndaj pergjigjen e kemi perpara syve, e ndeshim perdite, çdo çast, ne çdo hap.
Drejtesia na ka lene ka kohe dhe vendin e saj e ka zene degjenerimi(bashkesi e madhe e perbere nga: shthurja, vulgariteti, kafsherizmi, injoranca, jo kultura, banalizimi...mendoj se mjaftojne).
Pra, nese dikur shqiptari kishte baza morale, sjellje te mire dhe te edukuar, hijeshi ne veprime, sarkazem dhe ironi tashme mbizoteron ligji i xhungles.
po, shteti ka vdekur!

sabato 9 luglio 2011

Shqipetaret dhe racizmi

Jemi racist.
Nuk di e çfare nivelli por jemi popull racist.
Dhe ajo qe me ben pershtypje eshte se vazhdojme te ankohemi per ndjenjat raciste te popujve te tjere karshi nesh. Por perse gjith kjo ndjenje racizmi qe shqipetaret rrisin brenda vetes?
Racizmi permbledh brenda perkufizimit ndjenjat e jo tolerances, urrejtjes, dhunes, vuajtjes e diskriminacionit.
Ne origjine me termin racisem behej fjale per perberjen e nje race, ne kuptimin e klasifikimit te rracave dhe duke krijuar nje fare piramide ne kete rendi rracash.
Po shqiptari me shqiptarin per çfare lloj rracash zihen?
Shqiptari qe perbuz shqiptarin me ngjyre, çfare te drejte ka?
Shqiptari qe perbuz nje njeri gay (djale apo vajze qofte) çfare te drejte ka?
...per mua personalisht ka vetem te drejten e injorances!